Një grua nha Durrësi ka ndarë sot me publikun përmes studios ?Rudina? historinë e saj të dhimbshme.
Ledia Tahiraj tha se në javën e dhjetë mjekët vunë re bebeja po rritej në barkun e nënës me zorrët jashtë. Ajo tregon se një pjesë e madhe e mjekëve e rekomanduan ta hiqte fëmijën, por ajo nuk e bëri dhe sot vajza e saj Perla gëzon shëndet të plotë.
?Ishte një shtatzëni e vështirë. Unë kam shkuar në mjekë të ndryshëm dhe shumica prej tyre ishin pesimistë dhe më këshillonin ta hiqja fëmijën. Por unë besoja fort dhe bashkë me bashkëshortin vendosëm të dëgjojmë instiktin prindëror dhe ta mbajmë fëmijën. Dy orë pas lindjes Perla iu nënshtrua një operacioni dhe është me shëndet të plotë dhe është fëmijë shumë i mbarë. I bëj thirrje të gjitha nënave të dëgjojnë instiktin prindëror dhe të mos kryejnë aborte? tha Tahiraj.