Zbardhet mister i zhdukjes se Kreshnik Beqirajt

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Është vrarë në mënyrë të pabesë dhe makabre. Trupi iu gjet i skeletizuar 8 muaj pasi u vra nga shoku i ngushtë. Ky i fundit e vrau pasi mori prej tij mbështetjen që vetëm një vëlla mund ta japë.

36-vjeçari Kreshnik Beqiraj dhe Albert Zekaj jetuan dy vjet në të njëjtën banesë, të cilën e kishin marrë me qira. Zekaj për arsye që nuk i tregonte nuk mund të kthehej në vendlindje. Për familjen e Beqirajt ishte si djalë i shtëpisë, por kjo nuk e pengoi për t?i vrarë djalin në gjumë dhe në mënyrë çnjerëzore.

I gjymtuar nga sëmundja 70-vjeçari Beqiraj nuk ngurroi të kërkonte të birin në dyert e policisë për 8 muaj me radhë edhe pse sikurse thotë përballej me indiferencë pikërisht për shkak të gjendjes së tij fizike. Është dashur ardhja e vëllait të viktimës nga jashtë vendit, që policia të niste hetimet për rastin.

Tre ditë përpara se të vritej dhe masakrohej nga Zekaj, 36-vjeçari Beqiraj kishte vizituar të atin dhe i kishte thënë se do ta nxirrte Albertin nga banesa pasi nuk paguante qiranë. Zeka dhe Beqiraj janë njohur në Belgjikë ku mendohet se kanë qenë në burg bashkë. Pas daljes nga burgu, Zekaj qëndron në Fier bashkë me shokun e tij duke marrë një banesë me qira.

Beqiraj fillon punë në një pikë tregtimi bojrash ndërsa Zekaj nuk kishte një punë fikse. I ati i viktimës jeton i vetëm në lagjen "Kastriot" ndërsa pjesa tjetër e familjes në shtetin belg. Polica, tha se Zekaj, e ka vrarë shokun e tij me një çekiç, e më pas e ka transportuar trupin me makinë në afërsi të fshatit Daullas, aty ku ai çoi edhe policët që gjetën skeletin e viktimës.

Pas kësaj, Zekaj largohet nga Fieri dhe jeton në Tiranë i qetë deri në Janar të këtij viti, kur policia nisi hetimet që zbardhën ngjarjen e 22 Qershorit të vitit 2017.

Share This Video


Download

  
Report form