Transport me varka në Obot - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Edhe për banorët e vetmja mënyrë për të kaluar nga njëra anë e fshatit në tjetrën është vetëm me varka.



Ndonëse reshjet kanë pushuar, niveli i ujit në Obot vijon të jetë i lartë, ndërkohë që sipërfaqja që ndodhet nën ujë arrin 2285 ha.



Të gjendur përballë kësaj situate, banorët duket se janë dorëzuar, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për normalizimin e situatës.



Edhe këtë të premte forcat e ushtrisë ndodhën në terren që të ndihmojnë banorët për të lëvizur, ndërsa po dërgojnë ushqime në banesat e rrethuara nga uji.



Nga prurjet e ditëve të fundit janë të izoluara në total 30 shtëpi në dy fshatra të kësaj zone.

Shkak i përmbytjeve janë bërë reshjet e shiut dhe shkarkimet e HEC-eve.

Pak ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës Ademi kërkoi shpalljen e emergjencës, por ajo nuk është pranuar nga Prefekti.

Share This Video


Download

  
Report form