613 Kg kokainë në Durrës, Gazetari Çaka:5 orë për të hapur kontenjerin, agjenti provoi kokainën

Report TV 2018-05-12

Views 0

Zbardhen të tjera detaje lidhur me kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës prej 613 kg, e porositur nga kompania që importonte banane nga Kolumbia, Arbri-Garden.
Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka zbuloi në emisionin ?Repolitix? të gazetarit Denis Minga, se droga është konstatuar nga policia shqiptare, në momentin e kalimit në skaner të kontenierit.

Sipas tij, në skaner ka dalë ngjyra e kuqe, çka do të thotë se në kontenier ka ngarkesë të fshehur dhe pikërisht në dysheme. Pasi është hapur dyshemeja me daltë nga agjentët e antidrogës, ka qenë një prej tyre i cili ka provuar kokainën, duke provuar kështu se kishin të bënin me një ngarkesë të paligjshme.

?Kontenieri është kontrolluar fillimisht në Livorno, por nuk është konstatuar ngarkesë e paligjshme. Në momentin që ka kaluar në skaner në Portin e Durrësit, kontenieri ka dalë me ngjyrë të kuqe, çka do të thotë se në të kishte ngarkesë, pikërisht në dyshemenë e tij. Dyshemeja është hapur me daltë nga agjentët.

Ka qenë një prej agjentëve i cili ka hapur një prej pakove të kokainës dhe ka provuar drogën?, u shpreh gazetari Çaka, duke shtuar se policisë i është dashur rreth pesë orë për të hapur kontenierin ku ishte fshehur ngarkesa e drogës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS