Report TV - Ilir Meta për 7 marsin: Prindërit të punojnë me edukimin e fëmijëve

Report TV 2018-05-12

Views 0

Presidenti Ilir Meta ka shprehur sot urimin e tij për ditën e Mësuesve, 7 Marsin, tek Shkolla "Fan Noli" në Tiranë. Mes të tjerash, Meta ka theksuar se nxënësit nuk duhet vetëm të studiojnë mësimet e shkollës por edhe të edukohen dhe për këtë thërret në ndihmë prindërit. Ai shpreh mirënjohje për mësuesit në mbarë vendin, duke u dhënë kurajo për misonin e tyre.
"Çfarë kënaqësie ndjejnë mësuesit për provën që kanë kaluar, kujdesin që kanë treguar,sukseset e nxënësve u japin forcë për të vazhduar misionin, dështimet i bëjnë të ndihen keq.

Familja ka një rol shumë të rëndësishëm në edukimin e fëmijës jo vetëm për të ndjekur ecurinë në shkollë, por për edukimin personal. Shkolla sot është e ekspozuar si ambient, ndaj duhet kujdes, siç pamë edhe në ngjarjet e fundi.

Duke i kushtuar një vëmendje mësuesit, pedagogut, por edhe familjes që të forcohemi në mënyrë të shëndetshme dhe të edukojmë gjenerata të reja që do i çojnë nxënësit drejt standardeve që synojmë. Nuk bëhet fjalë vetëm për mësimet por edhe për edukimin. Arsyet janë morale, shoqërore dhe atdhetare. Mirënjohje mësuesve tanë pasi është një vazhdimësi e shkëlqyer e cila duhet konsoliduar", është shprehur Meta.

Share This Video


Download

  
Report form