Ajo ka spikatur kohët e fundit për humorin dhe lirshmërinë e saj.
Annais Lika, ose siç e njohin të gjithë Anna Lika është një aktore e re e cila fillimet e saj i ka patur si balerinë, por me pas ajo zgjodhi të studionte për aktrim në Universtetin e Arteve.
Ajo ishte sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan ku foli për përvojat që ajo ka patur dhe për ndikimin e tezeve të saj të njohura, Inis dhe Ingrid Gjoni në jetën e saj.
Gjatë emisionit Annais po ashtu pranoi edhe ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë.
?Unë kam bërë operacion hundën dhe rimodelim të buzëve. Kur i kam bërë kam qenë 18 vjeç. Nuk ndihesha komode me veten time dhe i bëra, nuk mendoj se jam ekzagjeruar sepse njerëzit që nuk e dinë nuk mi vënë në dukje. Unë ngaqë jam tip që flas pa dorashka nuk e kam problem të them që i kam bërë se fundja mua njerëzit deri në 18 vjeç më kanë parë si isha dhe nuk është se dola nga hiçi dhe u bëra super yll. Normalisht kam bërë diçka që nuk ia këshilloj njerëzve ta bëjnë, por nëse ke një problem dhe kjo gjë të bën të ndihesh më mirë pse jo?, tha Anna.