Rudina/ Gentian Zenelaj-Anna Likes: Skenat kur ti me godisje kane qene te tmerrshme (06.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Shfaqja ?Çifti i çuditshëm? me regji të Inis Gjonit bëri bashkë një kast aktorësh shqiptarë. Ndër ta edhe mbesa e regjisores Anna Lika e cila në shfaqje kishte partner Gentian Zenelajn.
Lika ishte sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu detaje lidhur me shfaqjen ndërkohë që i kërkoi falje publikisht Zenelajt për të cilin tha se i kishte ?nxirë? krahun duke e goditur gjatë shfaqjeve.
Pas deklarateve të saj në ekran është shfaqur një videomesazh surprizë nga aktori Gentian Zenelaj i cili me humor tha se kur fillonte skena kur duhet të luante me Annën i mbusheshin sytë me lot.
?Më kanë detyruar të them disa fjalë të mira për ty, por natyrisht pranova vetëm pasi më dhanë shumë para. Anais ti je një vajzë shumë e talentuar, kjo ishte pa para, je një vajzë me shumë energji, edhe kjo ishte pa para, je shumë simpatike dhe me flokët e kuqe dukesh shumë bukur. Të luaja me ty në shfaqjen ?Çifti i çuditshëm? ishte një gjë shumë e bukur, jemi argëtuar shumë dhe kemi patur prova intensive. Por siç ta kam thënë edhe gjatë shfaqjeve ke një dorë të tmerrshme, kur të godet ti është shumë afër me kamxhikun. Skenat kur ti më godisje kanë qenë të tmerrshme, sapo fillonte skena me ty vetvetiu më mbusheshin sytë me lot. Bëj shaka, unë të kam shumë xhan dhe uroj të takohemi në një projekt tjetër?, tha aktori.

Share This Video


Download

  
Report form