Report TV - Këshilli i Emërimeve në Drejtësi refuzon Ilir Metën

Report TV 2018-05-12

Views 0

Ekskluzive - Gjykata Kushtetuese po hyn në një ngërç të thellë funksional, pasi organet e reja të drejtësi nuk e interpretojnë ligjin dhe Kushtetutën një lloj.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka refuzuar Presidentin e Republikës dhe nuk i ka marrë në dorëzim 38 dosjet e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Report TV ka mësuar që nga 27 shkurti kur lista është shpallur publikisht, dosjet e kandidatëve për gjyqtarë kushtetues qëndrojnë në presidencë. Përmes dy shkresave në dy data të ndryshme, Presidenca i është drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që kryesohet nga gjyqtari Artan Broci duke i kërkuar të sqarojë se ku dhe kujt duhet t?ia dorëzojë dosjet e aplikantëve.

Në të dyja radhët, KED e cila ka për detyrë shqyrtimin e dosjeve dhe renditjen e kandidatëve, nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Presidentit të Republikës.
Këto dy shkresa të Presidencës i janë dërguar jo vetëm kryetarit të KED-së, Artan Broci, por edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit, si dhe për dijeni, Kuvendit të Shqipëri, Avokatit të Popullit dhe komisionit të vettingut.

Share This Video


Download

  
Report form