Report TV - Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Rama: Gjysma ikin nga Vettingu

Report TV 2017-04-01

Views 1

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit ?1 miliard dollarë? ka folur edhe për Reformën në Drejtësi dhe Këshillin e Emërimeve që u ngrit para pak ditësh përmes një shorti të hedhur në Kryesinë e Kuvendit.

Rama deklaroi se drejtësia e korruptuar po jep shpirt, ndërsa shtoi më tej se sikur u pa edhe nga shorti që u hodh, gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të nisi Vettingu.

?Kjo drejtësi e korruptuar që të kujton atë shprehjen, ?jep shpirt por nuk heq dorë?, siç u pa dhe nga ai shorti që u hodh aty, ku gjysma e atyre janë për të shkuar në shtëpi sapo të nisi Vetingu, nuk i jep mundësi ekonomisë të marrë frymë lirisht? theksoi Rama.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është guri i parë i themelit që do të bëjë të gjitha emërimet e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Shqipëri me nisjen e Reformës në Drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form