Debat në parlament për kokainën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita dhe mazhoranca i kane bere dy lexime te ndryshme aksionit te policisë ne Maminas gjate te cilit u sekuestruan 613 kg kokaine. Kryetari i PD Lulzim Basha theksoi se ky rast dëshmon ekzistencën e nje linje te vazhdueshme te trafikut te drogës, duke theksuar se ishin partneret ndërkombëtare qe bene sinjalizimin.



Por ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj përsëriti se merita i përket vetëm autoriteteve shqiptare.





Lulzim Basha: Kjo është një ngarkesë droge e kapur dhe një linjë droge, e cila është ngritur dhe funksionon pa ndërprerje që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës. Nuk i ka hyrë gjemb në këmbë, 97 herë me dhjetëra sinjalizime por asnjë veprim për ta kontrolluar asnjëherë të vetme. Asnjë gjemb në këmbë 97 herë dhe u kap vetëm kur partnerët që e sinjalizuan dhe që kanë konfirmuar sinjalizimin që nga armata kolumbiane tek autoritetet doganore dhe Guardia di Finanza dhe agjenci të tjera bashkëpunimi kundër narkotikëve.



Fatmir Xhafaj: Ndihem krenar të pohoj me përgjegjësi të plotë se një operacion i tillë, suksesi i të cilit provon qartë gatishmërinë dhe efiçencën profesionale të organeve ligj zbatuese shqiptare, është një produkt, i koordinimit të shkëlqyer mes institucioneve tona ligj zbatuese. Ishte meritë ekskluzive e tyre identifikimi dhe zbulimi i kësaj sasie të jashtëzakonshme kokaine pa pasur asnjë lloj informacioni paraprak të jashtëm. E ritheksoj, pa pasur asnjë lloj informacioni paraprak të jashtëm, por bazuar vetëm në informacionet, analizën dhe kontrollin e kryer prej tyre.



Basha ka akuzuar qeverinë per aplikimin e te njëjtës skeme, si ne rastin e laboratorit të drogës ne Xibrake të Elbasanit.



?Kapet shoferi, kapet hamalli. Njësoj si në rastin e Xibrakës operatorët kryesor ia mbathin, ata që mund të tregojnë bosët e vërtetë ia mbathin. Mbetemi me një shofer i cili na thotë se malli është për partizanët. Për partizanët nuk e dimë nëse e ka fjalën për pasardhësit, trashëgimtarët e komunistëve, apo e ka fjalën për ndonjë ekip futbolli me vëllain e kryeministrit, drejtor.?



Por ministri i brendshëm i është kundërpërgjigjur, duke theksuar se detyra e policisë per te evidentuar dhe ndaluar trafikun e drogës eshte përmbushur.



?Shpresoj që në ditët në vijim Prokuroria e Krimeve të Rënda, përgjegjëse për këtë hetim t?ju japë zgjidhje gjithë pyetjeve të ngritura këto ditë nga kureshtarët e kronikave të tilla, si dhe nga lloj-lloj abuzuesish politikë dhe mediatikë dhe të vendosi para përgjegjësisë të gjithë ata që qëndrojnë prapa kësaj veprimtarie kriminale. Ju të tjerët, spekulantë të fjalës së lirë keni vetëm një detyrë të lini të qetë organin e Prokurorisë dhe Policinë e Shtetit të bëjnë detyrën konform Kushtetutës dhe ligjit.?



Qe prej momentit te sekuestrimit te kokainës, opozita ka ngritur alarmin per rrezikun me te cilin përballet vendi nga rritja e trafikut te drogave te for...

Share This Video


Download

  
Report form