http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma ne drejtësi ka dominuar edhe nje tjetër debat ne seancën plenare, ate qe lidhet me pajisjen përgjimit. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se reforma duhet edhe për gjyqtare si ai qe vendosi pezullimin e drejtorit te policisë se shtetit, por ky qëndrim sipas opozitës, tregon modelin e drejtësisë qe preferon kjo qeveri. Përballe kërkesës se opozitës per largimin e Ministrit te Brendshëm, shefi i ekzekutivit ka theksuar se pajisja ka qëndruar ne duart e partnereve e nuk është përdorur asnjëherë per përgjime. Vendimi i Gjykatës per pezullimin e Drejtorit te Përgjithshëm te Policisë se Shtetit i shërbeu opozitës qe te kërkoje akoma me me force largimin e Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri, si përgjegjës per skandalin e përgjimeve.