Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkontraktorët e Bypass-eve në Fier e Vlorë kanë protestuar sërish përpara parlamentit.
Janë rreth 1 mijë punonjës të cilët kërkojnë pagat e prapambetura. Ata kërkojnë paratë për punën e kryer në kantieret e veprave infrastrukturore e cila tashmë është ndërprerë ndërsa pretendojnë se borxhet e kompanisë Serenissima shkojnë në disa milionë euro.
Protestuesit i takoi edhe deputeti demokrat i zonës i cili u premtoi se do ndjek nga afër zgjidhjen e problemit.
Kompania italiane "Serenisima" braktisi punimet për by-passin e Fierit vitin e kaluar ndërsa punimet janë ndërprerë që në 2015.
Aktualisht për ndërtimin e dy BY Pass-ve është hapur një tender i ri i cili është në fazën parakualifikuese.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punetoret-e-pass-serish-ne-proteste-pagat-e-prapambetura