Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas naftëtarëve të Fierit e Ballshit që morën një zgjidhje të pjesshme këtë të shtunë në protestë u hodhën punonjësit e kompanisë ARMO në Vlorë! Ata thonë se kanë 27 muaj pa u paguar ndaj paralajmërojnë përshkallëzim të protestave në rastë se nuk marrin zgjidhje!
Vetëm një ditë pasi kolegët e tyre në Ballsh e Fier morën pagën e nëntorit, punonjësit e degës së ARMOS në Vlorë u hodhën në protestë
Janë 30 punonjës të kompanisë që thonë se nuk janë paguar prej 27 muajsh, por pavarësisht këtij fakti punën nuk e kanë braktisur asnjë ditë
Ashtu si naftëtarët e Uzinave të Fierit e Ballshit, edhe punonjësit ARMOS në Vlorë, zgjidhjen e kërkojnë nga Shteti. Në të kundërt kërcënojnë me përshkallëzim të protestave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-fier-e-ballshit-protesta-ne-vlore