Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 700 hektarë tokë në njësinë administrative të Anës së Malit ndodhen nën pushtetin e ujit si pasojë e përmbytjeve.Më të goditur janë fshatrat Obot, Gorice dhe Muriqan.
Dëmet në kulturat bujqesore janë të konsiderueshme, ndërsa nuk rrezikohen shtepi.
Funksionarët e njësisë administrative i lidhin përmbytjet me shkarkimin e HEC-eve duke kërkuar të njoftohen paraprakisht.
Por KESH në një njoftim për mediat hodhi poshtë këtë prendim duke deklaruar se përmbytjet janë pasojë e reshjeve të rëna.
E bllokuar per mjete te uleta është rruga drejt Obotit. Ushtria vendosi në dispozicion 1 mjet te larte per kalimet, duke u mundësuar banorëve transportin drejt qytetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/permbytjet-ne-anen-e-malit-700-ha-nen-uje-banoret-fajesojne-kesh