Ora News - Mallakastër, kapen 349 kg në proces përpunimi, arrestohet pronari dhe 4 gra

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë të arrestuar dhe 350 kg kanabis është bilanci i operacionit të policisë së Fierit.

Operacioni është kryer në mesditë nga policia e në familjen Allkaj në Mallakastër, ku u gjet edhe sasia e lëndës narkotike.

Në pranga kanë rëne kryfamiljari Gezim Allkaj dhe katër të afërme te tij të cilët janë kapur në flagrancë duke e përpunuar lëndën narkotike.

Si provë material u janë gjetur dhe 13 sita artizanale të cilat përdoreshin nga të arrestuarit për përpunimin e drogës. Të arrestuarit janë Gazment Alikaj, Leonora Jaupaj, Flora Jaupaj, Olimbi Jaupaj, Irma Jaupaj.

Arrestimi i tyre erdhi pas një informacioni të marrë në rrugë operative nga policia për ekzistencën e saj në banesën familjes Allkaj.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se lënda narkotike ishte e vjetër në limitet e fundit të degradimit, çka do të thotë sipas ekspertëve se ishte prodhuar një vit më parë. Në momentin e prangosjes, të arrestuarit janë kapur nga policia duke e përpunuar dhe paketuar sasinë e afro 350 kg.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mallakaster-kapen-349-kg-ne-proces-perpunimi-arrestohet-pronari-dhe-4-gra

Share This Video


Download

  
Report form