Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Garancia pasurore i ka dhënë lirinë ish prefektit të Fierit, Bujar Hasa i cili u arrestua më 1 mars pasi u akuzua se nëpërmjet mashtrimit, ka arritur t'i marrë dy shtetasve një shumë prej 260 mijë dollarësh dhe 50 mijë eurosh.
Gjykata e Tiranës liroi sot me garanci pasurore, 1.3 milionë lekë ish-prefektin e Fierit.
Një shtetas tjetër është shpallur në kërkim me akuzat e mashtrimit dhe falsifikim i dokumenteve.
Operacioni i koduar "Kanadezi" u finalizua pas një pune hetimore prej 8 muajsh, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale P.P.
"Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumenteve, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh", sqaroi policia e Tiranës më 1 mars.
Ndaj ketyre shtetasve u ngrit akuza "Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ish-prefekti-i-fierit-lihet-i-lire-13-milione-leke-garanci-pasurore