Report TV - Besëlidhja e Lezhës, Zeqo e Xhufi: Ka vlerë edhe sot

Report TV 2018-05-11

Views 3

Me rastin e 574 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, Akademik Moikom Zeqo dhe Profesor Pëllumb Xhufi, mbajtën një leksion para studentëve dhe pedagogëve të Akademisë së Sigurisë
Dy historianët e njohur kanë folur në një orë leksioni në Akademinë e Sigurisë për figurën e Skënderbeut dhe Besëlidhjes së Lezhës, si një ngjarje përbashkuse të forcave shqiptare në luftën e tyre për liri.

Sipas Akademikut Moikom Zeqo, kjo ngjarje ka vlera të njëjta edhe në ditët e sotme. Në këtë Besëlidhje, Skënderbeu u zgjodh si drejtues i Shqiptarëve dhe që nga ky moment ai hyn në historinë e Shqipërisë dhe jo vetëm, si një figurë, luftëtar dhe prijës, që për 25 vjet rresht fitoi luftra shumë të përgjakshme në mbrojtje të territoreve shqiptare.

Në fjalën e tij profesor Pëllumb Xhufi theksoi rëndësinë e këtyre leksioneve në formimin e përgjithshëm të oficerëve të Policisë dhe shprehu përshtypjet më të mira për pjesëmarrjen e madhe në këtë leksion dhe për nivelin e lartë të formimit të studentëve të kësaj Akademie.

Share This Video


Download

  
Report form