Prej disa vitesh Julian Deda është i angazhuar në Partinë Demokratikë dhe mbështetjen ndaj kësaj partie politike e ka shprehur publikisht.
Sot në studion e ?Rudina?, Deda foli për angazhimin e tij në PD, ndërkohë që shtoi se për momentin nuk ka ambicie për të qenë nëpër dikastere dhe për të hequr dorë nga aktrimi, por nuk mohoi se nëse do ti kërkojej ndihmë mund ta jepte atë.
?Unë kam rreth 4 vite që jam i angazhuar në strukturat e Partisë Demokratike. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Unë nuk kam ndonjë ego për tu angazhuar në politikë. Por mendoj se të gjithë ne duhet të themi ndonjë fjalë politikisht apo nga ana sociale, çrëndësi ka. Pse të mos i shprehim mendimet, nuk ka luftë personale, por parimesh. Unë e dua shumë skenën dhe duhet të jetë një gjë shumë e fortë që tmë largojë prej saj, prandaj them që për momentin nuk kam asnjë ambicie për të qenë nëpër dikastere politiko administrative, por nëse do t?më kërkohet ndihma bën vaki edhe ta jap ndihmën, por ideja është që për momentin e dua shumë aktrimin. Nuk e kam fshehur asnjëherë që simpatizoj një drejtim politik?, tha Deda.