Momente nga grabitja ne Fier, pamje nga kamera e sigurise

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

Në mes të ditës, në sytë e dhjetëra tregtarëve dhe kalimtarëve, të armatosur me kallashnikov tre të persona grabitën një agjenci këmbimi valutor në Fier.

?Kjo pikë e këmbimit valutor është bërë skenë e rëndë krimi në mes të ditës në qytetin e Fierit. Dy persona të armatosur me Kallashnikovë grabitën një sasi të konsiderueshme parash duke plagosur pronarin dhe një kalimtar, ky i fundit tentoi t?i pengonte grabitësit që të largoheshin.?

Në ikje plagosën pronarin dhe një të njohurin e tij. Këto janë pamjet e së vetmes kamera sigurie në vendngjarje të siguruara nga Televizioni Klan.

Personi që merr karrigen dhe i drejtohet derës së agjencisë është Agur Vrenozi, 63 vjeç, tregtar dhe mik i pronarit. Tenton të mbajë mbyllur derën për të mos i lejuar grabitësit të dalin. Kanë kaluar 10 minuta që nga çasti kur grabitësit hynë në pikën e këmbimit valutor. Në këtë përpjekje Agur Vrenozi qëllohet me plumb në ballë dhe merr një plagë të rëndë. Në të njëjtën kohë autorët qëllojnë drejt pronarit Gezim Hoxhës, 53 vjeç duke e plagosur edhe atë.

?Ky i shkreti ishte brenda...mori karrigen time edhe vajti i shkreti që të mbyllte derën dhe t?i mbante...ata dolën.?

Pasi morën paratë sasia e të cilës ende nuk është bërë e ditur nga policia, 3 autoret u larguan me këtë makinë në zonën veriore të qytetit duke marrë rrugën e fshatit Baltëz. Policia ndërkohë vihet në ndjekje të tyre. Të përfshirë ndoshta nga paniku ata braktisin makinën në anë të rrugës në hyrje të fshatit Baltëz dhe fshihen në drejtime të ndryshme.

Ky është Lulëzim Demiraj, 43 vjeç nga fshati Vajzë e Vlorës. Ishte zhytur në ujë në kanalin kullues. Një përpjekje e dëshpëruar për t?i shpëtuar arrestimit.

Kërkimi vazhdon për kapjen e autorit të dytë. Ai ishte fshehur në një banesë vetëm pak metra larg vendit ku qëndronte nën ujë shoku i tij. 15 minuta me pas kapet 37-vjeçari Zini Fyraj nga Sevasteri i Vlorës. Pamjet e momentit te arrestimit janë siguruar Televizioni Klan. Zini Fyraj vitin e kaluar u arrestua si pjesëtar i një grupi që i grabitën 4 mijë euro një te riu në Vlorë. Nuk dihet pse dhe si ku person është liruar.

Më herët policia kishte kapur pak metra më larg pranë urës që kalon mbi kanalin kullues edhe fierakun Dashamir Gergali 41 vjeç. Bashkë me autorët është sekuestruar makina që dyshohet të jetë me targa false si edhe paratë që u morën nga pika e këmbimit valutor. Të plagosurit janë duke luftuar për jetën pasi të dy kanë goditje plumbi në kokë. Agur Vrenozi, heroi i kësaj dite të rëndë është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Ai është gjendje kritike për jetën. Në gjendje të rëndë është edhe pronari i agjencisë Gëzim Hoxha, i cili po trajtohet në Spitalin e Fierit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form