Pamje nga laboratori i drogës në Fier/ Flet fqinji i tyre: Kanë ardhur para 15 vitesh në këtë lagje…

Top Channel Albania 2020-05-14

Views 1

Policia ka zhvilluar operacionin antikanabis i koduar ?Laboratori?, zhvilluar nga seksioni për hetimin e narkotikëve në DVP Fier.


Në sajë të operacionit është zbuluar një laborator, i cili ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa janë vënë në pranga 2 autorë të dyshuar dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Sipas dëshmisë së fqinjit të tyre, kjo familje ka ardhur para 15 vitesh në këtë lagje.

Kryefamiljari Aleksandër Kapaj është shpallur në kerkim, ndërsa Anxhelo Kapaj i biri dhe Qanie Kapaj e shoqja janë ndaluar nga policia e Fierit.

?Nga ana e Seksionit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative, u finalizua operacioni antikanabis i koduar ?Laboratori?, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë A.K., 22 vjeç dhe Q.K., 48 vjeçe, banues në Mbrostar, Fier.

U shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht shtetasit A.K., banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në këtë kuadër u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.

Materialet për veprime të mëtejshme do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Kultivimi i bimëve narkotike?, ?Vjedhja e energjisë elektrike? dhe ?Shpërdorimi i detyrës??, njoftoi policia sot.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fier#Policia#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form