Marrëveshja detare me Greqinë,Nard Ndoka në Report TV: Nuk ka transparencë

Report TV 2018-05-11

Views 0

Deputeti i Partisë Demokratike Nard Ndoka, i ftuar në studion e Report Tv ka folur mbi qëndrimin që ka mbajtur Qeveria në raport me marrëveshjen detare me Greqinë.
Ndoka shprehet se nuk ka transparencë nga ana e Ministrit të Jashtëm dhe flet për mungesë dokumentimi të procesit të negociatave duke shprehur se janë marrë më tepër informacione nga Qeveria greke se sa nga ajo shqiptare.

?Ministri i jashtëm e ka marrë si mision të tij, si ego për të realizuar këtë marrëveshje dhe ka hedhur shumë dyshime pasi nuk është transparent në hapat që janë ndërmarrë për të zhvilluar negociatat. Ka më shumë informacion nga grekët se nga qeveria shqiptare.?

Ai shpreh se tentativat për të komunikuar me Ministrin e jashtëm nuk kanë qenë të suksesshme për shkak të reagimit të këtij të fundit.

?Kemi thirrur dy herë Ministrin e jashtëm dhe është krijuar një situatë jo profesionale dhe pa gjuhë etike. Nuk kemi asnjë dokument, në komision është treguar agresiv dhe jo një qytetar i mirë që kërkon bashkëpunim.?

Share This Video


Download

  
Report form