TIRANE - Shqipëria është e interesuar për një marrëveshje të re me Greqinë për detin, që të jetë e pranueshme nga të dyja palët, por ende nuk ka asnjë bisedim mes dy vendeve. Konfirmimi ka ardhur gjatë ditës së sotme nga ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, gjatë një konference të përbashkët për shtyp që zhvilloi në Tiranë pas takimit me homologun kosovar, Enver Hoxhaj.
(ad.ti/shqiptarja.com)