Report TV - Ndihma ekonomike, protestë familjet e përjashtuara në Berat

Report TV 2018-05-11

Views 3

Familjet e përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike protestojnë në Berat, përpara Prefekturës. Në protestë merr pjesë edhe deputeti i Partisë Demokratike.
Në të gjithë Qarkun e Beratit përafërsisht një mijë familje janë përjashtuar nga skema e re e ndihmës ekonomike, gjë e cila ka bërë shumë qytetarë të reagojnë prej ditësh duke deklaruar se nuk kanë bukë në shtëpitë e tyre. Vetëm në Bashkinë e Beratit janë përjashtuar nga skema 300 familje, të cilat kanë protestuar sot në një protestë të organizuar përpara Institucionit të Prefektit të Qarkut.

Pa asnjë pjesëtar të familjes në punë, për shkak të moshës dhe pamundësive fizike, ata shprehen se tani nuk kanë as bukë në shtëpitë e tyre.

?Jemi në rrugë të madhe, pasi shteti na mohoi dhe të vetmen mundësi që kishim për të ushqyer fëmijët?, thanë ata

Në këtë protestë të organizuar sot nga familjet beratase, mori pjesë edhe deputeti i PD-së, Astrit Veliaj i cili u shpreh në fjalën e tij se e vetmja mënyrë që kjo qeveri të largohet është rruga e protestave.

Share This Video


Download

  
Report form