Ora News - Basha në Kamëz, takon familjet e hequra nga ndihma ekonomike

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha takoi në Kamëz familjet që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike për të parë gjendjen e tyre. Gjatë takimit, familjarë u ankuan për kushtet e vështira ndërsa qeveris ka thënë se janë hequr nga skema vetëm ata që nuk e meritojnë. Ndërkohë për këtë cështje, të në seancën parlamentare do të ketë një mocion me debat me kryeminsitrin Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkoi në Kamëz për të dëgjuar dëshmitë e familjeve që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, të cilat sipas demokratëve janë rreth 20 mijë.

Në bashkëbisedimin me kreun e opozitës, familjarët i janë ankuar për pamundësi ekonomike.

Basha: Për çfarë u thanë që skeni pikë mjaftueshëm? U dhanë shpjegim?

Shpresa Arapi: Jo fare. Kemi mbetur pa asnjë lek. Nuk kemi asgjë dhe frigoriferin e kam bosh.

Basha: Pra, pa ndihmën ekonomike, ju do t?ju presin edhe dritat dhe ujin. Ose do t?ju marrin do t?ju çojnë në burg. Kjo është e papranueshme.

Në bashkinë e Kamzës janë hequr nga ndihma ekonomike sipas opozitës rreth 780 familje.

Basha: Kishit ndihmë ekonomike?

Donika Sheta: Kisha, por ma kanë hequr tani.

Basha: Po pse ta kanë hequr?

Donika Sheta: Më thanë që nuk plotëson kushtet. Nuk e di çfarë kushtesh, kur unë s?kam asgjë, asnjë kusht për të jetuar. Thanë nuk plotëson pikët. Nuk kam as lavatriçe, as dush. Asgjë nuk kam.

Basha: Po të ardhura të tjera përveç ndihmës ekonomike keni pasur?

Donika Sheta: Kam vetëm 20 mijë lekë pension të vjetra.?

Qeveria deklaroi se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike familjet që nuk e meritojnë por për këtë fakt Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat me Kryeministrin në seancën parlamentare të ditës së enjte.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-ne-kamez-takon-familjet-e-hequra-nga-ndihma-ekonomike

Share This Video


Download

  
Report form