Ora News - Projektligji për Trashëgiminë dhe Muzeve, opozita dhe mazhoranca votojnë pro parimisht

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, ishte thirrur në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias për të diskutuar Projektligjin e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve. Seanca nisi me debate mes opozitës dhe mazhorancës por në fund e mbështetën dhe e votuan pro parimisht këtë projektligj.

Pas shumë debatesh dhe diskutimesh, opozita dhe maxhoranca i dhanë note kaluese Projektligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Palët votuan pro parimisht sepse ligji aktual nuk i plotëson nevojat që mendohet t?i përmbushë propozimi i ri.

Duka: Shqipëria kishte nevojë për një ligj të trashëgimisë kulturore, të rëndësishëm sepse mendoj që ligji i vitit 2003 nuk plotësonte nevojat e sotme të vendit.

Risitë që ky projektligj parashikon është krijimi i një pakete financiare për trashëgiminë kulturore jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga donatorët, sepse ligji njeh krijimin e fondacioneve.

Një nga gjërat që Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi tek projektligji është heqja e shumë kompetencave që ligji aktual ia jep Ministrit.

Kumbaro: I heqim Ministrit çdo mundësi për të marrë vendime lidhur me këto aspekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me vendimet që shkojnë drejtpërsërdrejt që nga ndërhyrja më e thjeshtë që mund të jetë një dritare. Asnjë vendim nuk merr ministri, vendimet merren vetëm nga këshillat që janë këshilla ekspertësh. Ministri është 1 votë siç janë gjithë anëtarët e tjerë. Krijimi i këtij fondi, në mënyrë të dedikuar nuk është vetëm sensibilizim, por edhe një mënyrë për të kanalizuar gjitha subjektet private apo publike që synojnë të investojnë në këtë drejtim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/projektligji-trashegimine-dhe-muzeve-opozita-dhe-mazhoranca-votojne-pro-parimisht

Share This Video


Download

  
Report form