Ora News – Komunitetet Fetare: Mazhoranca dhe opozita të ndërtojnë ura dhe jo mure

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komunitetet Fetare në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore kanë shprehur shqetësimin në lidhje me ngërcin politikë të krijuar në vend.
Përmes një deklarate të përbashkët komunitet fetare nënvizojnë shqetësimin për mungesën e dialogut politik dhe të vullnetit për dialog për zgjidhjen e ngërçeve, sidomos për çështjen e zgjedhjeve.Për retorikën e dhunshme dhe përçmuese që përcillet në media.
Nisur nga këto problematika; komunitetet fetare ftojnë partitë politike; mazhoracnën dhe opozitën të dialogojnë për të ulur tone e retorikës dhe dhunshme dhe përçmuese dhe për ndërtimin e urave dhe jo të mureve.
?Duhet një dialog i sinqertë, i bërë në shumë nivele, duke përfshirë sa më shumë aktorë dhe faktorë. Keni përgjegjësi përpara popullit dhe duhet të mendoni për të qysh nga dita që keni marrë përsipër të hyni në politikë. E mira e popullit është synimi juaj madhor. për garantimin e një procesi parazgjedhor dhe zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës. Në mënyrë të veçantë e sidomos u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e tundimit të shitblerjes së votës apo të votimit nën kërcënim për vendin e punës që është buka e fëmijëve. ?
Ky është reagimi i parë i komuniteteve fetare pas ngërçit politikë të krijuar për 3 muaj rradhazi, duke dhënë mesazhe për bashkëpunim dhe dialog që do të ndihmonte, sipas tyre, qytetarët dhe vendin në asipartën e integrimit të BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/komunitetet-fetare-te-shqetesuar-per-mungesen-e-dialogut/

Share This Video


Download

  
Report form