Report TV zbardh urdhërin e doganave për ta kaluar në skaner të gjithë kontenierët

Report TV 2018-05-11

Views 0

E ndërsa hetimet vijojnë për sasinë rekord 613 kg kokaine që u kap dje jashtë portit të Durrësit, 528 pakot e kokainës janë çuar në Laboratorin Shkencor që ndodhet pranë Gardës së Republikës në Tiranë. Pakot e kokainës do të kontrollohen për gjurmë. Përveç kontenierit me banane ku u gjetën 613 kg kokainë, kompania Arbri-Garden ka edhe dy kontenierë të tjerë në Portin e Durrësit.

Report TV mëson nga burime policore se të dy kontenierët e me banane ndodhen në Portin e Durrësit dhe ende nuk i janë nënshtruar kontrollit me skaner. Policia pritet të ushtrojë një kontroll të imtësishëm në të dy këta kontenierë, për të parë nëse ka sasi të tjera kokaine.
Report TV arriti të afrohet vetëm pak metra larg kamionit në Maminas, i rrethuar nga shirita policie. Pjesa fundore e kamionit ishte afruar në magazinë për të bërë zbritjen e bananeve që ishin nisur nga Kolumbia, por bashkë me bananet në një dysheme të dyfishtë, policia gjeti edhe 613 kg kokainë. Kontenieri vijon të jetë i hapur, ndërsa dyshemeja e tij është prerë nga zjarrfikësit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS