Ish-shefi i Antikrimit Ekonomik, Arjan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur jashtë Portit të Durrësit. Në studion e Report Tv, ish-zyrtari Hoxha deklaroi se 613 kg kokainë u kap nga DEA Amerikane dhe jo nuk nga Policia Shqiptare.
Sipas tij, DEA kishte vendosur GPS brenda lëndës narkotike dhe më pas ka njoftuar policitë dhe institucionet për kapjen e saj, ndërsa ka ndjekur gjithë operacionin. ?DEA ka teknologji shumë të përpara, i vendos GPS. Kjo lloj pajisje vendoset brenda lëndës ose afër saj, dhe e shoqëron gjatë gjithë udhëtimit. Pastaj bën njoftimin herë pas here të policive dhe institucioneve të tjera dhe bën dorëzimin e kontrolluar?, tha Hoxha.
Ai thotë se kokaina e mbërritur në portin e Durrësit do dërgohej në laboratorët e posaçëm të cilët sipas Arjan Hoxhës, ndodhen në Shqipëri.