Opinion - Kush fshihet pas 180 milion euro drogë? (28 shkurt 2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 6

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Artan Hoxha, Klodiana Lala, Artan Hoxha, Basir Çollaku, Ervin Brahaj, Rezar Velmishi;
Gazetarja e kronikës në ?News24?, Klodiana Lala, është shprehur të mërkurën për kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, se dërgesa është identifikuar para se të mbërrinte në Itali.

Lala tha sonte në studion e emisionit ?Opinion?, se pronari i kompanisë ?Arbër Garden?, Arbër Çekaj është me origjinë nga Tropoja dhe nip i një ish-gjykatësi të njohur.

Lala ka folur për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës, duke zbuluar edhe garantin e kësaj sasie në Shqipëri.

Lala tha në emisionin ?Opinion?, se dërgesa nuk do të prekej në Portin e Durrësit, pasi kishte një garant, i njohur si grupi i ?Manzës? dhe një grup tjetër, i përqendruar në zonën e Shijakut.

Ajo tregoi se grupi i ?Manzës? dhe i Shijakut është duke u vëzhguar nga policia në lidhje me këtë sasi droge të kapur në Durrës.

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion ka dhënë detaje nga lëvizjet e mjetit që transportonte drogën nga Kolumbia. Ai ka treguar se një makinë tip ?Voklswagen Caddy? ka shoqëruar kontenierin nga porti deri në hyrjen e tij në magazinën e Maminasit dhe pasi është siguruar që ai ka hyrë në magazinë, është nisur drejt Tiranës.

Hoxha tregon se me këtë makinë qarkullonte menaxheri I cili është arrestuar nga policia.

Share This Video


Download

  
Report form