Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Ylli Rakipi, Rexhep Koci,Ilir Bejtja, Lindita Çela, Neritan Seferkolli, Adriatik Lapa,Rajmonda Balili
Gazetari Ylli Rakipi, sonte, në emisionin Opinion ka deklaruar se tragji-komedia e Zharrëzës do vazhdojë gjatë dhe është një akt korrupsioni i pastër politik. Rakipi tha se pavarësisht kësaj afere korrupsioni, në Zharrëz është bërë çfarë kanë dashur. Ai theksoi se në Ministrinë e Energjitikës, gjenden thithlopat më të mëdha, që kanë mbushur xhepat dhe i kanë investuar në kompani të tjera jashtë.
Dy prej banorëve të Zharrëzit kanë qenë të ftuar sot, në emisionin Opinion, ku kanë shprehur edhe shqetësimin e tyre për lëkundjet dhe shpërthimet e tokës, të cilat ju kanë shkatërruar shtëpitë e tyre. Banorët shprehen se dëmtimet e shtëpive të tyre janë shumë të mëdha, pasi ju janë ndarë muret në mes dhe këto nuk mund të rregullohen me riparime. Banorët treguan se nuk kanë gjetur zgjidhje tek autoritetet vendore ndaj dhe kanë vendosur të vijnë në protestë duke ecur për 4 ditë më këmbë drejtë Tiranës. Ata thanë se do të vazhdojnë rezistencën e tyre përpara Ministrisë së Energjetikës edhe pse nuk u lejuan të vendosin çadrat. Banorët e Zharrëzit u shprehën të vendosur që do ta çojnë deri në fund kauzën e tyre edhe pse në qiell të hapur.
Sizmologu Rexhep Koçi ka deklaruar se historiku i termeteve në fshatin Zharrëz ka filluar në vitin 2009. Duke folur në emisionin Opinion, Koçi theksoi se nga viti 2009 deri në vitin 2013 kanë ndodhur rreth 58 ngjarje ose termete. Ai tregoi se aktiviteti sizmik në fshatin Zharrëz ka një natyrë që ndryshon, në një urdhër të dhënë nga Ministria e Energjitikës në nëntor të vitit 2014, si dhe duke pasur parasysh agravimin e ngjarjeve që pasuan këtë periudhë, aktiviteti sizmik u ndërpre.
Sipas të dhënave të publikuara sot në emisionin Opinion janë rreth 26 shtëpi banimi të cilat kanë marrë dëmtime të pa rikonstrktueshme dhe që nuk mund të riparohen. Po ashtu janë rreth 44 shtëpi të cilat janë dëmtuar rëndë dhe rreth 508 shtëpi të dëmtuara. Kryebashkiakja e Patosit ka thënë se procesi për evidentimet e dëmtimeve të shtëpitë në fshatin Zharrës ende nuk ka përfunduar. Procesi në terren po vazhdon dhe ende nuk dihet nga janë shkaktuar këto dëmtime. ?Janë dëmtuar shtëpi edhe nëpër fshatra të tjera, Dëmtimet më të mëdha janë bërë në Zharrëz?, është shprehur Rajmonda Balili.
Avokati i banorëve të Zharrëzës, Adriatik Lapaj, sonte, në studion e emisionit Opinion ka komunikuar se në marrëveshjen e shtetit shqiptar me Bankers Petroleum fshihet një marrëveshje e fshehtë e cila është mbajtur larg syrit të publikut. Lapaj duke cituar një shprehje popullore, bëri me dije, se kur logjika e shëndoshë nuk arrin ta kuptojë, pas saj fshihet një dorë me para. Ai theksoi me të madhe se kompania Bankers është fajtore dhe kjo është pranuar nga zyrat e shtetit të Ministrisë së Energjitikës.
Disa prej banorëve të Zharrëzës kanë treguar sot në e...