Ora News - Testi për mësuesit, 6000 kandidatë testojnë njohuritë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga data 6 mars deri më 30 prill kandidatët për mësues do t`i nënshtrohen testimit të njohurive. Për herë të parë provimi do të jetë dixhital, ndërsa kandidatët do të njihen me rezultatet në kohë reale.

Rreth 6000 kandidatë për mësues por edhe arsimatë të cilët dëshirojnë të grumbollojnë më shumë pikë do t`i nënshtrohen testimit.

Ministrja Lindita Nikolla tha se provimi do të zhvillohet nga data 6 mars deri më 30 prill, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në kryeqytet.

Për herë të parë testimi nuk do të kryhet me laps dhe letër por në kompjuter, ndërsa mësuesit do të njihen në kohë reale me rezultatin e vlerësimit.

Ministrja Nikolla garantoi se portali i ri Mësues për Shqipërinë i jep fund korrupsionit dhe nepotizmit.

Nikolla: Më shumë transparencë, shërbim cilësor, më shumë meritë. Gjithçka që teknologjia na mundëson ne e vëmë në shërbim të testimit Mësues për Shqipërinë dhe ajo që është shumë e rëdësishme për ta thënë me zë të fortë: Kemi mundësuar falë punës së specialistëve, një situatë ku korrupsioni e ka të pamundur për të ndërhyrë si në procesin e vlerësimit të testimeve dhe sigurisht edhe më pas kur mësuesit i drejtohen shkollave të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/testi-mesuesit-6000-kandidate-testojne-njohurite

Share This Video


Download

  
Report form