Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ditën e hënë 2700 aplikantë do t'i nënshtrohen konkursit për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Kjo është faza e parë e konkursit për 150 vende të lira pune.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema kërkoi kujdes nga aplikantët duke treguar edhe pikat ku duhet të kenë kujdes që të mos skualifikohen.
Mema: Në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet procesi i parë i konkurrimit për patrullën e përgjithshme, të cilët do të kualifikohen për të vazhduar kolegjin e lartë për oficerë. Konkurrojnë 2700 aplikanë për 150 vende që Policia e Shtetit i ka të nevoshme për t'i pasur oficer vitin e ardhshëm. Procesi që do të zhvillohet është procesi i parë pasi janë tre testime që do të zhvillohen.
Aplikantët do të marrin në sallë përgjigjet e fazës së parë, teksa sipas llogaritjeve janë 18 kandidatë për një vend pune.
Mema: Për sa i përket testit për ne, si polici është shumë e rëndësishëme pasi duhet të jemi shumë korrekt pasi janë 2700 aplikant për 150 vende, afërsisht 18 aplikant për 1 vend, çka tregon dhe intersin për tu punësuar në polici që është një shërbim shumë i rëndësishëm në Policinë e Shtetit. Kështu që ne do ta vlerësojmë maksimalisht për të zgjedhur më të aftët dhe më të përkushtuarit për sa i përket këtij shërbimi.
Provimi do të monitorohet nga persona të posaçëm, ndërsa është e ndaluar kategorikisht mbajtja e celularëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-henen-zhvillohet-testi-patrullen-e-policise-2700-kandidate-150-vende