Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro në një lidhje telefonike për Ora News, tha se e vetmja zonë nuk mund të ndërhyhet është ajo e Steblevës në zonën e Librazhdit, ndërsa përmendi edhe akset më problematike në vend.
Qendro: "Në zonën e Steblevës është e pa mundur ndërhyrja. Kam pasur komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e Bashkisë së Librazhdit. Po presim përmirësimin e motit në 48 orët e ardhshme për të bërë ndërhyrjen".
Por, cilat janë zonat më problematike në vend?
Qendro: "Ka pasur reshje në të gjithë veriun e Shqipërisë, në Korçë. Sot bora mbërriti në Vlorë. Ka qenë një situatë realisht që ne jemi të pamësuar. Zonat më problematike janë zona e Qafë Thanës, Skurraj-Burrel-Bulqizë, rruga Pukë-Fushë Arrës- Qafë Mali. Kurse në akset e tjera ka pasur probleme, por fal ndërhyrjes ka pasur kalueshmëri normale.
Gjithashtu dua të theksoj që gjatë këtyre ditëve për shkak të angazhimit maksimal të kontraktorëve, autoriteteve të policisë rrugore dhe medias, nuk kemi pasur asnjë rast fatkeq si pasojë e bllokimit të rrugëve.
Aktualisht që flasim janë mbi 100 eskavatorë dhe mbi 100 borëpastruese që po punojnë në terren".
Qendro i bëri një apel edhe drejtuesve të mjeteve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kreu-i-arrsh-ora-news-tre-akset-kombetare-me-problematike-nga-debora