Report TV - Ulsi Manja në '45 Minuta': Në mars rezultatet e para të Vettingut

Report TV 2018-05-11

Views 0

I ftuar sot në emisionin ?45 minuta? në Report TV, kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve Ulsi Manja foli lidhur me hapat e mëtejshme të reformës në drejtësi dhe zbatimin e Vettingut.
Deputeti i PS-së deklaroi se rezultatet e para të vettingut do të ndihen në muajin mars dhe se vetëm më pas do të krijohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili do të ngrihet mbi bazën e vettingut që po u bëhet aktualisht 17 prokurorëve.

Për sa i takon kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni për hetimin parlamentar të kryeministrit Edi Rama për kanabizimin e vendit, Manja u shpreh se Partia Demokratike nuk ka një objekt të qartë në kërkesën e paraqitur.

Manja shtoi se komisioni hetimor parlamentar është një e drejtë e padiskutueshme e opozitës, por që duhet të ketë një objekt të qartë, siç e përcakton Kushtetuta.

Intervista e plotë

Aktualiteti dhe kërkesa e opozitës, së cilës ju të mazhorancës e keni rrëzuar përsa i përket largimit vendosjes në kushtetutë, pse ju u i thatë jo kërkesës së opozitës?

Rrëzoi amendamentin e opozitës i cili në thelb synon kthimin e situatës në Dhjetor të vitit 2016, synonte ish bërjen e gjithë reformës në sistem, një tentativë për të bllokuar reformën në drejtësi, dhe politika nuk ka asnjë shans ta bllokojë reformën në sistemin e drejtësisë, thjesht amendamenti i sotëm është një tentativë për të vënë gur mbi rrota.

Share This Video


Download

  
Report form