Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dëbora e rënë gjatë natës ka krijuar probleme edhe brenda qytetit të Shkodrës sa i takon qarkullimit të mjeteve.
Bashkia e Shkodrës sot në mëngjes ka nisur hedhjen e kripës në pak rrugë por ka probleme me rrëshqitjet. Blloku i lagjeve tek Stacionit i trenit , Hardhijat e egra dhe tre Heronjtë vazhdojnë të jenë në errësirë të plotë në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë situata mbetet tejet e vështirë në zonat malore.
Rruga Qafë Thore - Theth është e bllokuar dhe dëbora ka arritur në trashësinë 2 metra. Gjithashtu është i bllokuar edhe Mali i Shoshit. Dukagjini në pjesën më të madhe është pa energji elektrike. Ndërsa në 3 njësi administrative nuk zhvillohet mësim
Mbi 70 cm dëborë është edhe në rrugën e Kelmendit dhe kërkohet përdorim i zinxhirëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bora-ne-shkoder-veshtiresi-qarkullimi-brenda-qytetit-disa-lagje-pa-drita