TIRANE - Një person është djegur sot në mbrëmje brenda një kabine elektrike në zonen e Kinostudios në periferi të Tiranës. Zjarrfiksja ka shkuar në vend-ngjarje pasi është njoftuar për një zjarr brenda kabinës në fjalë.
Gjatë ndërhyrjes punonjësit e zjarfikëses kanë zbuluar trupin e pajetë.
Policia po punon për identifikimin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Muhamed Deliu" dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se personi i vdekur ka qenë një i pastrehë.
Për shkak të kësaj ngjarjeje ka pasur një shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.