Ora News -Akuza e Berishës, Koçi: Meçollari refuzoi që Bishtpallën ta merrte Fazlliç

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në një lidhje telefonike për "Tonight Ilva Tare", në Ora News, i konsideron akuza politika deklaratat e ish-kryeministrit Berisha se një nga anëtarët e grupit negociator në diskutimet për marrëveshjen me Greqinë është shkarkuar nga detyra se i shërbente agjenturave të huaja.

Koçi thotë se akuzat ndaj tij erdhën pasi refuzoi që Bishtapalla të dilte nga fondi rezervë i Forcave të Armatosura për t'u privatizuar për biznesmenin Damir Fazlliç i përfolur për lidhjet e tij me familjen Berisha.

Koçi: Deklaratat e zt.Berisha është e mirëfilltë politike. Nuk besoj se ka lidhje me një hakmarrje personale. Zt.Meçollari kur ka qenë zv/komandant i flotiljes detare ka penguar planin e qeverisë Berisha për nxjerrjen nga plani i Forcave të Armatosura të bazës së Bishtpallës dhe të kthehej në biznes për Fazlliçin dhe klanin e tij. Mendoj se është një deklaratë politike për të bërë presion ndaj zt.Meta si President që ai të refuzojë dhënien e plotfuqishmërisë për të realizuar një marrëveshje me Greqinë.

Një situatë e mungesës së konsensusit me Greqinë mund të sillte një pozicion jo konstruktiv të Greqisë në procesin e hapjes së negociatave. Goditja e Berishës është e shumëfishtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akuza-e-berishes-koci-mecollari-refuzoi-qe-bishtpallen-ta-merrte-fazllic

Share This Video


Download

  
Report form