Dentistja i zhvat biznesmenit 900 mije euro

RTV KLAN 2018-05-11

Views 4

Kjo është Olesia Duka, një dentiste 38-vjeçare që u arrestua nga policia se kishte mashtruar një biznesmen në Durrës, duke i marrë 900 mijë euro.

Ajo u kap në Tiranë, pas masës së arrestit në mungesë të dhënë nga Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë.

Stomatologia u denoncua në polici në 27 Janar nga biznesmeni me inicialet I.H, i cili pretendonte se ajo i kishte zhvatur paratë nëpërmjet mashtrimit.

Sipas tij, dentistja i kishte thënë se kërkonte të blinte pajisje për disa nga klinikat e saj dentare në kryeqytet.

Pre e këtij mashtrimi sipas hetuesve dyshohet të kenë rënë përgjatë viteve edhe persona te tjerë.

Duka u premtonte biznesmenëve se paratë do t?ua kthente shumë shpejt. Grupi hetimor dyshon se ajo ka pasur edhe lidhje intime me disa prej tyre.

Prokuroria ka vendosur sekuestro ne 4 apartamente te 38 -vjeçares në Tiranë dhe 1 në Durrës. Vlera e tyre përllogaritet në 300 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto banesa, policia gjeti disa blloqe ku stomatologia mbante shënim borxhet e marra. Po ashtu u sekuestrua edhe 1.5 kilogram kanabis.

Share This Video


Download

  
Report form