Gjoba 100 mijë euro biznesmenit nis gjykimi për 4 gjobëvënësit

Report TV 2015-08-21

Views 3

Gjobitën me 100 mijë euro biznesmenin duke e joshur seksualisht me anë të juristes e cila përdorej si karrem i bandës.

Katër muaj pas arrestimit të bandës gjobvënëse gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin e parë duke pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Gjatë momentin të këtij vendimi mungonte e pandehura Ravjola Lila, e cilësuar si karremi i gjobvënjes ndërsa ishin të pranishëm Ervin Gjana, Altin Dardha dhe Rustem Koçi.

Katër të rinjtë u arrestuan vitin e kaluar me akuzën e gjobëvënies prej 100 mijë euro ndaj biznesmenit J.Mustafaj. Nëpërmjet joshjes seksuale ata e kërcënonim për të paguar më pas sasinë e parave.

Gjykata njëkohësisht ka rrëzuar kërkesën e Ravjola Lilës për ndarjen e cështjes me një gjykim të veçantë duke vendosur që të 4 anëtarët e bandës të gjykohen me të njëjtën akuzë, atë të "Shtrengimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", në bashkëpunim".

Share This Video


Download

  
Report form