Makina perplas tre pjesetare te nje familje ne Golem

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Tjetër tragjedi në rrugët e vendit. Një automjet që drejtohej nga një 40-vjeçar goditi për vdekje mëngjesin e sotëm dy anëtarë të një familje në vendin e quajtur Mali i Robit në aksin Golem-Kavajë. Viktimat janë 69-vjeçari Xhema Fisku dhe nusja e djalit të tij, Edlira Fisku 34 vjeç. Ata ishin duke pritur në anë të rrugës kur automjeti tip Toyota që lëvizte nga Plepat në drejtim të Kavajës humbi kontrollin duke rënë mbi 69-vjeçarin, nuse e djalit dhe nipin 8- vjeçar.

Xhemal dhe Edlira Fisku mbetën të vdekur në vend, ndërsa fëmija 8-vjeçar mori plagë të rënda dhe u transportua në spialin e Traumës në kryeqytet. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, vjerri, nusja dhe i mituri prisnin autobusin për të udhëtuar drejt Beratit për arsye familjare.

Fillimisht automjeti që drejtohej nga Koka u përplas me barrierën anësore dhe me pas goditi tre këmbësoret. Pastaj makina u përmbys në rrugë.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, 40-vjeçarin Koka i cili udhetonte së bashku me pasagjeren Ilda Parroj. Kjo e fundit fillimisht deponoi se ishte ajo në drejtim makinës. Por pas hetimeve dhe marrjes së disa dëshmive në vendin e ngjarjes dhe Komisariatin e Kavajës u faktua se shofer ishte Halil Koka. Ekspertët e policisë sqarojnë se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështisë në rrugë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form