Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre gra nga Lazarati, punonjëse të një fabrike rigoni në Gjirokastër, u përplasën nga një makinë teksa po ktheheshin në shtëpi. Përplasja rezultoi fatale për dy gra që ndërruan jetë, ndërsa e treta mbetet në gjendje të rëndë në spital.
Dy gra humbën jetën, ndërsa një e tretë mbeti e plagosur rëndë mesditën e së premtes në Gjirokastër.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Jorgucat ku tre gratë u përplasën nga një kamioncinë teksa ecnin buzë rrugës.
Viktima janë Hatixhe Çela 40 vjeçe dhe Sili Krishti 38 vjeçe banuese në Lazarat, ndërsa është plagosur Pranvera Gjini 40 vjeçe.
Gazetarja jonë raporton se 40 vjeçarja Hatixhe Çela ishte nënë e katër fëmijëve.
Sipas policisë, kamionçina e cila vinte nga Kakavija udhëtonte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-ne-gjirokaster-1-i-vdekur-3-te-plagosur