http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durimit të qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave duket se i ka ardhur fundi. Ne shenje proteste ata qëlluan me veze Albin Kurtin. Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar votën kundër ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi.
Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë u mblodhën para kuvendit, pak para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, ku ishte parashikuar te votohej marrëveshja per kufirin.
Protestuesit i bënë apel deputetëve të votojnë demarkacionin, me qëllim që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave. Ata u shprehen se nëse projektligji nuk votohet, liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë asnjëherë.