Ora News - Mbeten në burg dy grabitësit e vilës në Dajç, pranojnë autorësinë në gjykatë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg dy autorët e grabitjes së vilës së shtetasit Mark Alia në fshatin Shirq të Dajçit.

Në seancën pa praninë e medias, trupa gjykuese vendosi 'arrest me burg' per Kristjan Marashin dhe Julian Vatnikaj.

Ndërkohë për personin e tretë të akuzuar si bashkëpunëtor në ngjarje, Altin Alia, gjykata vendosi "arrest me burg me afat 12 dite".

Burimet nga seanca bëjnë me dije se Marashi dhe Vatnikaj kane pranuar autoresine e krimit.

Pala mbrojtese kerkoi mase me te lehte por u rrezua nga trupa gjykuese qe pranoi masen e kerkuar nga prokuroria, duke i lene ne burg.

Seancat gjyqesore u zhvilluan te ndara nga njera-tjetra.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së martës, 20 shkurt 2018. Dy të akuzuarit hynë në një banesë në fshatin Shirq ku grabiten automjetin tip ML me targë AA 267 NG që ishte i parkuar brenda rrethimit të oborrit, nje celular dhe dy armë çifte që familja kishte me leje.

Kryefamiljari Mark Alia tregon orët e tmerrit që i është dashur të përjetojë atij dhe bashkëshortes, pasi të dy jetojnë të vetëm në vilën dy kateshe, ku autorët kishin hyrë duke e miremenduar skemën.

Ata i kanë shkëputur lidhjet sistemit të alarmit, kanë thyer komandën e derës së oborrit dhe më pas me një hekur kanë hapur dritaren ballore, duke hyrë në shtëpi dhe lidhur në fyt kryefamiljarin.

Dy autorët kanë qenë të maskuar dhe armatosur dhe ndonëse kanë tentuar të marrin edhe para, nuk kanë arritur të hapin kasafortën.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mbeten-ne-burg-dy-grabitesit-e-viles-ne-dajc-pranojne-autoresine-ne-gjykate

Share This Video


Download

  
Report form