Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të ditës së ditës së mbrojtësit të atdheut, Ambasada e Rusisë në Tiranë ka organizuar një pritje më përfaqësues nga sfera të ndryshme të jetës publike.
Kjo festë fillimisht i dedikohej kontributit të ushtarëve që ishin pjesë e Ushtrisë së Kuqe, por me kalimin e kohës është kthyer në një ditë përkujtimore veçanërisht për djemtë dhe burrat ose e thënë më thjeshtë e anasjellta e ditës kombëtare të gruas që festohet me datë 8 mars.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Atasheu i Ambasadës ruse në Tiranë, koloneli Vladislav Filipov i bëri një ftesë Forcave të Armatosura Shqiptare për bashkëpunim në sektorin ushtarak.
Filipov: Ne jemi të gatshëm për të krijuar një hapësirë të përbashkët të paqes me siguri të barabartë të pandashme, me një bashkëpunim frytëdhënës për të gjithë që nga Atlantiku deri tek Paqësori. Në këtë kontekst jemi të interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të vendeve të ndryshme pavarësisht aleancave të tyre. Dhe patjetër që kemi interes për bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/atasheu-i-ambasades-ruse-ftese-forcave-te-armatosura-bashkepunim