Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" analizoi mbrëmjen e sotme Drejtorinë e Inspektimit, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Kastriot Myftaraj denoncoi drejtorin e këtij institucioni, në bindjen e tij i pa aftë për të mbajtur atë post.
Kastriot Myftaraj: Qeveria e Shqipërisë ka një superministri që është Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Në këtë superministri ka një sperdrejtori që është Drejtoria e Inspektimit Ekonomik Financiar. Një drejtori që ka kompetenca dhe fuqi të inspektojë punën dmth financat, e të gjitha Ministrive, të gjitha institucioneve që marrin para nga buxheti i shtetit. Po kështu të gjitha bashkive.
Është një drejtori shumë e fuqishme, drejtori i kësaj drejtorie, kryeinspektori, është Bejko Late. Kur Rama erdhi në pushtet në 2013 tha se do të bëjë një revolucion në administratë, një përmbysje të thellë dhe do të mbyllje faqja e mëparshme, historia e trishtuar e nëpunësve të shërbimit civil të kohës së Saliut. Do të fillonte një epokë e re. Kur shikon njerëz si Bejko Late jo vetëm të vjen të dyshosh por të vjen të thuash që në mos më keq është bërë po aq keq së paku në të shumtën e rasteve dhe në raste të tjera është bërë dhe më keq ndoshta. Bejko Late paraqet një CV.
Në kohën e Sali Berishës kur ishte Kryeministër qeverisej vërtet keq por disa anë të jashtme ruheshin, nuk kishte transparencë por kishte dukje të transparencës. Një zyrtari si i nivelit të Bejko Lates ja gjeje CV në faqen e Ministrisë përkatëse.
Në faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave shikoni Drejtorinë e Inspektimit, kompetencat që ka. Ka shumë funksione.Nuk del një CV e këtij njeriu. Ka arsye pse nuk e vë, Bejko është një nga ato prurjet që erdhën në 2013 në Tiranë bashkë me grupin e deputetëve fitimtarë nga rrethet. Bejko erdhi me Ministrin e sotëm Arben Ahmetaj, deputeti fitues atëherë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-kryeinspektori-i-ekonomise-dhe-financave-shqiptare