Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme fenomenin e euroizimit të ekonomisë shqiptare.
Për Myftaraj, sistemi ka hyrë në një rrugë të gabuar, pasi leku me këtë raport që është me euron dhe dollarin i varfëron shqiptarët.
Myftaraj, vlerëson se kjo është bërë në funksion të investimeve të huaja që nxjerrin para jashtë.
"Përdorin pompa për të nxjerrë para jashtë që marrin këtu. Është një temë që prek shumë xhepat tuaj" thotë Myftaraj.
Myftaraj: Në muajin tetor kam bërë një mision për fuqinë e lekut, sa i fortë është leku në krahasim me monedhat e tjera të rajonit. Shumë njerëz më pyetën atëherë përse pikërisht tani ky emision për lekun dhe kishte një arsye. Ishte koha kur u bë një takim i përbashkët i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar, Organizmat Kyresore Ndërkombëtare për Stabilitetin Financiar në Përqëndrueshmërinë në Ekonomive Botërore dhe nga ana tjetër ishte Banka e Shqipërisë. Nga ky takim në muajin tetor që i paraprinte një raporti të FMN-së që do dilte për ekonominë shqiptare u dha alarmi për atë që u quajt eurozim i tepruar i ekonomisë shqiptare. Ato që duken si abstraksione financiare, në fakt kanë të bëjnë shumë me xhepin e secilit nga ju me mënyrën si jetoni, sa të pasur apo të varfër jemi. Euroizimi i ekonomisë është diskutuar shumë këto tre muajt e fundit në Shqipëri. Euroizmi i ekonomisë do të thotë që në Shqipëri ndodh ajo që nuk ndodh askund në botë ku zakonisht monedha zyrtare e vendit është e shkruar në Kushtetutë dhe brenda vendit përkatës je i detyruar ti bësh veprimet me atë monedhë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-euroizim-i-ekonomise-apo-konspiracion-kunder-lekut