Aksionit për mbjelljen e pemëve dhe gjelbërimit të qytetit iu bashkua edhe institucioni i vuajtjes së dënimit të grave ?Ali Demi? në Tiranë. Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e IEVP mbollën 163 drurë dekorativë në mjediset ku vuajnë dënimin rreth 40 të paraburgosura dhe 56 të dënuara, duke krijuar kështu një park të vogël me pemë, stola dhe kosha, si mundësi për të lehtësuar qëndrimin e të dënuarave.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se mes institucioneve të shumta të cilët iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet, një vlerësim të veçantë meriton kontributi i grave dhe i vajzave të cilat vuajnë dënimin në këtë institucion. Ai shtoi se pavarësisht momenteve të vështira në jetë, e rëndësishme është kapërcimi i tyre për të ecur përpara.