Report TV - Mbillen 500 pemë në Kashar, Veliaj: Ejani nesër të pastrojmë Tiranën

Report TV 2017-07-04

Views 0

Bashkia e Tiranës, përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka nisur rehabilitimin e Parkut të Liqenit të Kasharit, ku veç pastrimit dhe mirëmbajtjes së liqenit, po i kushtohet vëmendje edhe pyllëzimit të zonës përreth. Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bë pjesë e aksionit, ku u mbollën 500 fidanë të rinj pemësh, dhe u bëri thirrje qytetarëve që t?i bashkohen masivisht nesër aksionit të bashkisë për pastrimin e Tiranës në një ditë.

?Është e rëndësishme të kuptojmë se pastrimi nuk është monopol i bashkisë. Të gjithë duhet të kontribuojmë për ta mbajtur qytetin pastër. Kjo është arsyeja pse nesër ftojmë të gjithë qytetarët për një aksion të madh pastrimi, për të treguar se jemi popull dinjitoz, që nuk e harrojmë higjienën tonë dhe që kemi kuptuar se ky nuk mund të jetë vetëm një objekt pune i bashkisë dhe i punëtorëve të bashkisë?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form