Report TV - Pas paktit Marku-Xhafa, Report TV zbardh udhëzimin

Report TV 2018-05-11

Views 0

Pas marrëveshjes së pak ditëve më parë të firmosur mes Kryeprokurores Arta Marku dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Report Tv ka zbardhur udhëzimin për strukturën e Task Forcës, ku theksohet ngritja e Task Forcave në çdo prokurori për të hetuar krimin dhe korrupsionin. Sipas udhëzimit, të siguruar nga gazetari Arsen Rusta, janë 33 prokurorë në 8 prokuroritë e rretheve të cilët kanë përvojë në hetime për sa i përket krimit të organizuar atij ekonomik dhe korrupsionit.

Udhëzimi kërkon që këta prokurorë do të bashkëpunojnë me Task Forcën special Qendrore dhe atë Rajonale për shkëmbimin e informacionit. Këta prokurorë thuhet në udhëzim do të kryejnë analiza dhe vlerësime të përbashkëta rreth grupeve kriminale si dhe realizimin e veprimtarisë hetimore në zbatim të detyrimeve specifike të përcaktuara në Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar ?Operacioni Forca e Ligjit.

Share This Video


Download

  
Report form