Report TV - Xhafaj largohet nga prokuroria pas takimit 30 minutësh me Kryeprokuroren Arta Marku

Report TV 2018-05-10

Views 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim këtë mëngjes me kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku. Xhafaj ka qëndruar rreth 30 minuta në zyrën e Markut. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Prokuroria, në takimin Xhafaj-Marku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë realizimin e procesit të Vetingut, luftën kundër korrupsionit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit, në qendër të diskutimit ishte procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, si edhe i njëjti proces i pritshëm edhe në radhët e Policisë së Shtetit. Dy titullarët shprehën dakordësinë e plotë se këto procese kërkojnë një komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv, me qëllim realizimin sa më të plotë dhe të shpejtë të pastrimit të institucioneve të sigurisë dhe të sistemit të drejtësisë nga zyrtarët me probleme në integritetin profesional dhe personal.

Share This Video


Download

  
Report form